“Boll e fshehe”- i tha reperi Gjiko, Donald Veshajt , referuar ribashkimit të tij me Bora Zemanin.

Reperi Gjiko ishte i ftuar në puntatën e fundit të “Më lër të flas” dhe në përfundim të emisionit, ai konfirmoi edhe ribashkimin e Donald Veshajt dhe Bora Zemanin.

Ndërsa po zhvillonin një sfidë me ‘freestyle’, në përfundim të lojës Gjiko i drejtohet Donaldit duke i thënë se (ribashkimin me Borën) “e kanë marrë vesh të gjithë.”

“Boll e fshehe se e kanë marrë vesh të gjithë. Thirre Borën, marr edhe Elitën edhe dalim double date (takim çfit)”- u shpreh Gjiko. Nga ana tjetër Donaldi preferoi të mos flaës, duke mos pohuar apo mohur, megjithatë reagimi i tij dhe i Romeos duke qeshur mjaftuan që të vijë edhe konfirmimi i ribashkimit të çiftit.

30

Nëse deri më tani nuk ka pasur një reagim konkret nga Bora dhe Donaldi, mund të themi se ky është reagimi i parë i qartë që vjen nga njëri prej protagonistëve.

Shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën për herë të parë krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrin Sahiti.

Dyshja më pas u arratisën drejt Italisë ku u kapën mat në Genova duke bërë shopping me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze.

Pak ditë më pas të tjera foton qarkulluan ku ata shiheshin të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës. Por pa sukses.

30

Pasi fotot bënë xhiron e rrjetit erdhi edhe reagimi i parë i Bora Zemanit në Instagram ku ka postuar një selfie. Ajo kishte qëndruar prej disa ditësh në heshtje pa bërë asnjë postim dhe të gjithë po prisnin reagimin e saj.

Rikthimi i Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrit vjen rreth 4 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht../panorama/

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: