Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon për protestën e zhvilluar këtë mbrëmje nga mijëra qytetarë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Bardhi shkruan në “Facebook” se çdo shqiptar është tronditur nga vrasja e të riut, ndërsa publikon dhe një foto, ku sipas tij, kryeministri Edi Rama shfaqet duke bërë shoppin luksoz në rrugët e New York-ut.

“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!”, shkruan Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb