Deputeti i PD, Luçiano Boçi në një postim në rrjetet sociale, shkruan se mbledhja e sotme e Kryesisë në selinë e Kuvendit, tregoi se Enkelejd Alibeaj po e përdor grupin e deputetëve për interesa personale.

Reagimi i plotë:

Nxitimi për të shpikur një mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar, dhe për të manipuluar komunikimin politik brenda Grupit Parlamentar, shfaq nxitimin për të ndjekur axhenda personale të paracaktuara.

Në mungesë së Kryetarit të Grupit (tashmë i shkarkuar) mbledhja thirret nga nënkryetarët.

Sot u kërkua takim konsultativ, jo mbledhje me Kryesinë e vogël, të cilën unë dhe z. Salianji për shkak të angazhimeve e propozuam në orën 17.00.

Por padurimi sipas parimit “unë jam lokomotiva (e shkarkuar) dhe thërras vagonin e parë”, se dua të kap destinacionin, prevaloi mbi qëllimin tonë për normalitet dhe gjithëpërfshirje të grupit parlamentar.

E çuditshme se si ata që janë gati të ulen në çdo kohë me Ballën për të ndjekur Ramën nga pas, nuk paskan durimin të bëjnë takim me përfaqësues të PD-së?!

Pra as mbledhje nuk ka pasur dhe as takim konsultativ, përderisa ka nxitim për të vënë mungesa dhe për të krijuar sajesa.

Sepse:

– Kryesia e Grupit Parlamentar përbëhet nga kjo Kryesia e vogël, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve, nënkryetarët e partisë. Statuti e rregullorja e përcaktojnë qartë.

– Kryesia e vogël nuk merr vendime. Konsulton. Ajo është thjeshtë një pjesë e Kryesië. Vendimet i takojnë Kryesisë së grupit.

– Kuorumi i supozuar nuk formohet me të shkarkuar nga funksioni.

Boll me lojën topa-luftash!

Ne kemi kërkuar e do vazhdojmë të arrijmë vendosjen e normalitetit të komunikimit politik brenda grupit.

Çdo përpjekje për të manipuluar rolin e tij dhe për ta përçarë atë për axhenda personale që shkojnë kundër interesit të demokratëve nuk do të pranohet!

81Belind Këlliçi dhe 80 të tjerë

6 komente

5 ndarje

Pëlqej

Ndaj

2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: