Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është rikthyer edhe njëherë çështjes së marrëveshjes së huasë së qeverisë me Fondin Saudit për Zhvillim dhe projektit të rrugës Vlorë-Orikum.

Në fakt Meta gjatë konferencës ka nxjerrë një peticion të banorëve të Bashkisë Selenicë lidhur me lotin 4 të ndërtimit të rrugës dhe integrimin e zonës.

Sipas Metës, është anuluar ndërtimi i aksit Peshkëpi-Selenicë që fondet nga huaja t’i kalonin Orikum-Vlorë, por qyetarët e Selenicës janë mashtruar pasi u është thënë që ka qenë Fondi Saudit për Zhvillim që e ka kërkuar, ndërkohë që kjo ka qenë kërkesë e qeverisë.

Meta  tashmë thotë se banorët e Selenicës presin përgjigje se pse qeveria po i lë pa rrugën e premtuar.

 

STATUSI NGA ILIR META

BOLL ME MASHTRIME! Banorët e Selenicës presin përgjigje: Përse qeveria po i lë pa rrugën e premtuar?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb