Kryeministri Edi Rama me tone të forta nga Sheshi Skënderbej ka folur ashpër ndaj presidentit Ilir Meta.

Rama nga miningu përmbyllës i PS në Tiranë tha se është turp kush voton për Metë, pasi ai duhet të shkojë në shtëpi.

“Ah e doni Lulin kaq shumë sa që doni m dale me votu. Po a ja vlen ti rrisësh vetes taksën që të çoni Lulin të flejë gjumë në kryeministri? Ai ka dy shtëpi. Një pas kryeministrisë, një tjetër më andej. Ka një në plazh. Një afër Likes, që kur shkon ha ‘pëllëmbë’. Të gjithë duhet të votoni për PS. Kini parasysh që nuk është Luli, se me atë rregullohemi ska problem. Problemi është gjetkë. Të mendosh sot për fëmijët do të thotë të mendosh edhe për vajzën e Ilir metës. E cila siç thotë dhe Ilir Meta thotë; babai mos pi, kthehuni në shtëpi. E pra në 25 prill çojeni në shtëpi Ilir Metën. Boll! Mjaft. Ilir Meta duhet të shkojë në shtëpi. Është turpi ynë. I të gjithë popullit shqiptar. Është turpi që Shqipëria ka mundur të këtë aty në krye. Ai turp duhet zhbërë, Turp kush voton Ilir Metën. Turpëron familjen, turpëron veten”, tha Rama.

Mes të tjerash Rama iu ka dhënë një mesazh edhe patronazhistëve të PS-së.

“Patronazhistët kanë këto 3 ditë, kur karakteri i tyre duhet të provojë se nuk ka gjumë. Nuk do të rreshtim trokitjet derë më derë, trokitjet në telefonat e të gjithë miqve, trokitjet kudo ku njihni njerëz jashtë Shqipërisë, dhe mos e harroni për asnjë moment, ka vetëm një numër, është numri 12. Numri 12 jeni ju, numrat e tjerë janë deputetët, që kush dëshiron ua jep një preferencë, kush nuk dëshirë nuk ua jep.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: