Nga: ZONJA KATERINA

400 gr bollgur
3 speca me ngjyra të ndryshme
1 kungull
2 qepë të njoma
1 thelpi hudhër
2-3 lgj vaj ulliri
2-3 kokrra domate ose 7-8 feta domate të pjekura ne vaj
1 lugë çaji sheqer
Kripë, piper
Borzilok, majdanoz, nenexhik

Fillimisht ziejmë bollgurin në raportin 1 me 2 njësoj siç veprojmë me orizin.

Ndërkohë presim specat dhe kungullin në kubikë të vegjël.

Në një tigan me vaj ulliri shtojmë specat, u hedhim kripë, piper dhe i përziejmë 2-3 herë që të zbuten, shtojmë pjesën e bardhë të qepëve të njoma të prera hollë dhe kungullin. Vazhdojmë kaurdisjen derisa perimet të zbuten.

Në enën ku kemi hedhur bollgurin e zier shtojmë perimet e kaurdisura dhe domatet e thata të prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë bishtat e qepëve të njoma të grira hollë dhe erëzat e tjera. Në fund shtojmë dhe pak vaj ulliri dhe i servirim të ngrohta.

Shënim: Nëse do të përdorim domate të freskëta, i presim në fëtëza rrumbullake, i spërkasim me vaj ulliri, pak kripë, pak sheqer dhe piper. U grijmë pak hudhër dhe i vendosim të piqen në furrë në 200 gradë për 15 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb