Inter vijon sezonin post Covid-19 me ulje ngritje të mëdha. Pasi çmontuan Brescia bien në “San Siro” përballë Bologna, një humbje me përmbysje që djeg shumë pasi praktikisht i nxjerr nga gara për titullin kampion. Pas javës së 30-të e shohin veten 11 pikë larg Juventusit, një diferencë shumë e madhe por më shumë se sa për titulli tashmë duhet të kujdesen të blindojnë zonën Champions.

Lukaku
Lukaku

Lukaku zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të ndërsa me fillimin e pjesës së dytë krijuan iluzionin se kishin gjithçka nën kontroll. Në minutën e 57-të Soriano la Bologna me 10-të lojtarë ndërsa pak minuta më vonë L.Martinez shpërdoroi një mundësi të lartë për të dyfishuar shifrat por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Lautaro
Lautaro

Ekipi i Mihajlovic u rikthye në lojë në minutën e 74-ët ndërsa Bastoni u ndëshkua me karton të kuq duke rikthyer baraspeshën numerike. Në minutën e 80-të, Barrow përmbysi shifrat duke i dhuruar Bologna një fitore të madhe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb