Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro kërcënoi se Brazili do të largohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke përmendur vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr në fund të muajit të kaluar.

“SHBA tashmë është tërhequr. Ose OBSH duhet të punojë pa paragjykim ideologjik ose ne do të largohemi”, deklaroi Bolsonaro.

“Nuk kemi nevojë për asnjë person nga jashtë, për të na dhënë këshilla për shëndetin”, shtoi ai.

Presidenti Donald Trump deklaroi se në në fund të majit SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me OBSH.

Ai akuzoi agjensinë e OKB-së për dështim të zbatimit të reformave përballë shqetësimeve të SHBA-së lidhur me trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: