BRAZIL

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro duket se nuk është më i interesuar për mjedisin në vendin e tij. Ai në Samitin e SHBA premtoi se do të dyfishonte shpenzimet për t’i dhënë fund shpyllëzimit deri në 2030.

Një ditë më pas, ai miraton shkurimet në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit, akt që shkon kundër asaj që premtoi .

Brazili u godit në 2019 nga një valë zjarresh që dogjën Amazonën, vendin më të pyllëzuar të globit, i quajtur ndryshe dhe ‘Mushkëria’ e botës.

Politikat e Bolsonaros kanë qenë kontraverse për mjedisin, ndërkohë që vendi amerikano-latin vuan rëndë nga pandemia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb