Këshilltari për sigurinë kombëtare amerikane, John Bolton garantoi sot se SHBA-ja nuk do të tolerojë asnjë ndërhyrje ruse gjatë zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, Uashingtoni është gati të marrë masat e nevojshme.

Bolton u shpreh para medias në përfundim të një takimi prej pesë orësh në Gjenevë me sekretarin e përgjithshëm rus të Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patruçev.

“Thashë qartësisht se nuk do të tolerojmë asnjë ndërhyrje në vitin 2018 dhe se jemi gati të marrim masat e nevojshme për të penguar që kjo të mos nodhë”, deklaroi Bolton, gjatë një konference për shtyp, raporton atsh.

Dy personalitetet theksuan se çështja e ndërhyrjeve i kishte penguar të publikonin një deklaratë të përbashkët në përfundim të takimit të tyre, pasi Uashingtoni këkronte që kjo çështje të përmendej, ndryshe nga Moska.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb