Goglat nuk zhgënjyen as këtë herë, në shortin e Botërorit, ku sollën për shikuesit sfida fantastike si Spanjë-Gjermani, me dy përfaqësueset emblemë të Evropës që u shortuan në Grupin E, së bashku me Japoninë ndërsa mbetet për tu përcaktuar se cila përfaqësuese do ti bashkohet, Kosta Rika apo Zelanda.

Në Spanjë i kanë bërë jehonë pikërisht kësaj përballje, Spanjë-Gjermani: “Bomba e Botërorit”, e cilëson Sport në faqen e parë. “Gjermania ka një problem”, shkruan AS. Në të njëjtën linjë janë edhe të përditshmet e tjera iberike, Marca dhe Mundo Deportivo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Situata është ndryshe në të përditshmes angleze, thuajse të gjitha janë hapur me imazhin e buzëqeshur të Southgate, fundja për ta konsiderohet një short me fat teksa në Grupin B “peshkuan” dy përfaqësuese si Irani dhe SHBA.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si gjithnjë në faqet e para britanike nuk mungojnë titujt thumbues si në rastin e The Sun: Është Irani, Haleluja!

062817021 51311a7c 2486 49b2 933f 228a09f67c0c
062817021 51311a7c 2486 49b2 933f 228a09f67c0c

Ndërsa të përditshmet italiane, në mungesë të përfaqësueses “azzurre”, i kanë kushtuar shortit të botërorit pak hapësira në faqet e para.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: