Që Barcelona nuk po kalon një moment të mirë në fushë dhe jashtë saj, kjo dihej. Prej ditësh flitet për një rebelim të senatorëve kundër trajnerit Quique Setièn, por edhe një përçarje mes futbollistëve. Të gjitha këto zëra shohin Lionel Messi si protagonist. Kjo ka bezdisur së tepërmi “Pleshtin”, duke e detyruar atë të marrë një vendim drastik që pritet të ketë një impakt të madh negativ edhe në të ardhshmen. Mediat spanjolle bëjnë zbulimin e bujshëm.

5efdedc120302755ae0a6131
5efdedc120302755ae0a6131

Sipas tyre, Leo Messi ka ndërprerë tratativat për rinovimin e kontratës, që kishin nisur prej javësh dhe po shkonin drejt akordit final. Kontrata e sulmuesit argjentinas skadon në qershorin e viti të ardhshëm, ndërsa palët po diskutonin për zgjatjen e saj deri në vitin 2023. Por kjo, të paktën për momentin duket e pamundur. Messi është tërhequr nga tavolina e tratativave, duke lënë të kuptohet se mund të largohet vitin e ardhshëm nga Barcelona. Klubi katalunjas nuk e ka pranuar ndërprerjen e bisedimeve, por nga ana tjetër nuk ka përgënjeshtruar këto lajme, duke I dhënë më shumë kuota mundësisë që aventura e ‘blaugrana” e jashtë herë fituesit të Topit të Artë të përfundojë më shpejt nga sa ishte parashikuar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: