ROMË

Një ngjarje e rëndë është shënuar përpara pak kohësh në Romë të Italisë.

Pasi kanë kaluar më shumë s 2 muaj nga ngjarja, karabinierët kanë vënë në pranga 2 italianë, ndërsa 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Në pranga ra një 44-vjeçar, një tjetër 33 vjeç dhe gjithashtu dy miq e bashkëpunëtorë të tyre, që janë përkatësisht nga 26 dhe 25 vjeç, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Gjithçka ka ndodhur pas një sherri të dhunshëm mes dy romanëve dhe dy shqiptarëve. Italianët, pas sherrit kanë organizuar hedhjen e bombave molotov kundër të rinjve shqiptarë, si shenjë hakmarrje.

Nga kjo ngjarje, nuk kishte të plagosur, por vetëm dëme materiale. Autoritetet zbuluan autorët e ngjarjes, falë shenjave që gjetën në vendngjarje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb