Humbja e turpshme kundër Bayern Munich ka kthyer edhe një herë dyshimet mbi të ardhmen e Lionel Messi te Barcelona. Prej muajsh në një raport të vështirë me klubin “blaugrana”, eliminimi nga Champions duket se ka bindur “Pleshtin” të ndryshoj ambjent. Inter është klubi I përfolur edhe më parë si një destinacion i mundshëm për sulmuesin argjentinas.

St 20200816 Barca16x 5890601
St 20200816 Barca16x 5890601

Por mediat angleze kanë një tjetër version të bujshëm. Sipas “Mirror”, sheikët e Manchester City do t’i japin edhe një mundësi Pep Guardiolës, pas eliminimit suprizë nga Liga e Kampioneve. Për të rritur kuotat e “Qytetarëve” në turneun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube, dhurata e madhe në merkato për Guardiolën do të jetë Lionel Messi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb