Ndeshja mes Dortmund dhe Monakos u ndërpre për shkak të ngjarje të pazakontë pasi një bombë rrezikoi jetën e futbollistëve të klubit gjerman teksa kalonin në rrugë për të shkuar drejt stadiumit.

Ndërkohë tifozët e të dyjave ekipeve kishin filluar të mbushnin shkallët e “Signal Iduna Park” për të ndjekur këtë sfidë magjike, por vetëm pak çaste më vonë u informuan se ky takim nuk mund të zhvillohej.

Përpos panikut të përhapur, nga ana e tifozërisë mike të Monakos ka ardhur një gjest kuptimplotë dhe mbështetës për atë çka kishte ndodhur. Mbështetësit francez u ngritën në këmbë dhe së bashku kënduan në mbështetje të klubit gjerman.

Bomba shpërtheu 10 kilometra larg stadiumit dhe si pasojë futbollisti verdhezi Marc Bartra përfundoi në spital. Në kushte të tilla ishte e paimagjinueshme të luhej takimi dhe për këtë arsye është vendosur të zhvendoset nesër në orën 18:45.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb