Tre persona kanë vdekur pasi u plagosën në një sulm rus me bombë në një maternitet në Mariupol të Ukrainës. Kështu deklaruan sot zyrtarët e qytetit të Mariupolit.

Mësohet se mes viktimave është dhe një fëmijë.

“Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb