Presidenti rus Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se sulmet ajrore në centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporozhye krijojnë rrezikun e një “katastrofe në shkallë të gjerë”.

Sipas Kremlinit, Putin tha se bombardimi sistematik i zonës së centralit bërthamor të Zaporozhye krijon rrezikun e një katastrofe në shkallë të gjerë që mund të çojë në ndotje radioaktive të territoreve të gjera.

Kremlini shtoi se Putin dhe Macron u zotuan që përfaqësuesit e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të vizitojnë centralin sa më shpejt të jetë e mundur.

Në të njëjtën bisedë, Putin dënoi “pengesat” në eksportin e mallrave bujqësore ruse pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në Stamboll muajin e kaluar.

Sipas tij, ka ende pengesa në eksport dhe kjo nuk kontribuon në zgjidhjen e problemit të sigurisë ushqimore botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb