Ndërsa Rusia po tenton të implementojë rregullat dhe qeverisjen e saj në zonat e pushtuara, Zaporizhzhia tani është në shënjestër të forcave ruse.

BBC shkruan se në rajonin e  Zaporizhzhias ka pasur shumë sulme me raketa, ndërsa raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë të plagosur.

Zona është e rëndësishme sepse është një qendër kryesore transporti veçanërisht për hekurudhat. Ajo është shtëpia e industrisë së rëndë duke përfshirë edhe një fabrikë çeliku dhe disa kompani mbrojtëse, si fabrika Motor Sich e cila prodhon motorë për avionë dhe helikopterë , të cilët rusët kanë pretenduar se i kanë goditur.

Zaporizhzhia është gjithashtu afër vendit të një centrali bërthamor, i cili është më i madhi në Europë, në bregun jugor të lumit Dnieper. Trupat ruse po pushtojnë zonën, ndërsa kanë dërguar edhe ekspertët e tyre bërthamorë për të monitoruar situatën.

Normalisht, termocentrali gjeneron më shumë se gjysmën e energjisë bërthamore të Ukrainës dhe 20 % të furnizimit total me energji elektrike të vendit, shkruan BBC. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb