Të paktën 88% e ukrainasve besojnë se vendi i tyre do të jetë një anëtar i Bashkimit Evropian brenda 10 viteve të ardhshme, sipas një sondazhi të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev.

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE menjëherë pasi Rusia nisi një pushtim të plotë në shkurt dhe Kievit iu dha statusi i kandidatit në qershor, ndërsa raportohet se pushtimi ka vrarë mijëra civilë dhe ka shkatërruar pjesë të mëdha të territorit dhe infrastrukturës.

Sondazhi anketoi 1,000 persona në të gjithë Ukrainën, me përjashtim të gadishullit të aneksuar të Krimesë dhe zonave të tjera që ishin të pushtuara nga përfaqësuesit rusë.

Sipas rezultatave të këtyre sondazheve ukrainasit janë optimistë për shanset e tyre për t’u bashkuar me BE-në edhe në lindje të vendit, aty ku janë zhvilluar luftime veçanërisht të ashpra.

76% e të anketuarve në vend deklaronin se e shihnin të ardhmen e vendit të tyre në BE, ndërsa vetëm 5% thanë se besonin se lufta përfundimisht do ta linte vendin me një ekonomi të shkatërruar dhe do të provokonte një eksod të madh ukrainas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: