Është dëmtuar gjatë natës linja e fundit e komunikimit me sistemin e furnizimit me energji 750 kV të termocentralit bërthamor Dniprovska. Shkak mësohet të jetë bërë një tjetër bombardim nga ana e ushtrisë ruse.

“Si rezultat, termocentrali bërthamor Zaporizhzhia mbeti pa energji elektrike”.

Kështu shkroi në Telegram kryebashkiaku i Energodarit, Dmytro Orlov, duke shtuar se “gjeneratorët ndizen automatikisht dhe furnizimet me naftë për punën e tyre në këtë mënyrë do të jenë mjaftueshëm për dhjetë ditë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb