Forcat ukrainase kanë rimarrë aeroportin rajonal në Mykolayiv që ndodhet në jug të Ukrainës. Aeroporti u sulmua më herët nga trupat ruse.

Lajmi u njoftua nga guvernatori i rajonit, Vitaliy Kim në një deklaratë televizive.

“Rrugët janë të hapura, ne kontrollojmë urat. Tani ju mund të largoheni të sigurt nga Mykolayiv dhe qytete të tjera”, ka thënë Kim, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb