Franca do të dërgojë sasi të mëdha automjete të blinduara luftarake në Ukrainë .

“Këto mjete do të dërgohen për të lëvizur sa më shpejt në zonat nën zjarrin e armikut. Ushtarët ukrainas kanë nevojë për automjete të blinduara,”, njoftuan autoritetet franceze.

Gjithashtu do të dërgohen gjashtë topa të tjerë me rreze të gjatë CAESAR në Ukrainë, përveç 12 topave të vendosur tashmë për të kundërshtuar pushtimin rus.

Këto sisteme 155 mm , të përshtatura për kamionë, kanë një rreze veprimi deri në dyzet kilometra, në varësi të municionit.

Ata mund të godasin nga gjashtë deri në tetë herë në minutë.

Megjithatë, nuk është bërë me dije data se kur do të dorëzohen. Ndërkaq këto armaatime u premtuan nga presidenti francez Emanuel Macron më 16 qershor, kur ai vizitoi Kievin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: