Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një shtetrrethim 36-orësh në kryeqytet nga mbrëmja e së martës deri në mëngjesin e së enjtes.

“Është e ndaluar të lëvizësh nëpër qytet pa leje të posaçme. Kryeqyteti është zemra e Ukrainës dhe do të mbrohet. Kiev, aktualisht është simboli dhe baza e veprimit përpara të lirisë dhe sigurisë së Evropës, nuk do të heqim dorë”., ka thënë ai.

Bombardimet ruse nuk kanë ndalur, ndërsa miliona qytetarë ukrainas janë larguar nga vendi për t’i shpëtuar pushtimit rus.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: