Të paktën tre persona janë konfirmuar të vdekur pasi bombardimet ruse goditën një ndërtesë banimi të lartë gjatë natës në qytetin jugor të Zaporizhzhia.

Lajmi u bë i ditur nga shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yemek. Nëpërmjet një postimi në Telegram ai ka shtuar se janë plagosur dhe 5 persona, të cilët janë duke marrë shërbim mjekësor në spital.

“Njerëzit po flinin në shtëpi, por për terroristët ata ishin objektiva ushtarake”, tha Yemek.

Edhe pse u në një vit nga fillimi i ofensivës ruse, lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: