Bombardimet ruse shkatërrojnë dy shkolla në rajonin e Donetskut.

Autoritetet bëjnë me dije se bombardimet u regjistruan në disa qytete në rajonin e Donetskut. Shkollat e shkatërruara ishin në qytetet Kramatoksrk dhe Kostiantynivka, bëri më dije Pavlo Kyrylenko.

“Rusët i shkaktuan dëme të konsiderueshme Bakhmutit, pjesë qendrore e qytetit u granatua sërish. Një raketë ruse fluturoi në oborrin e një shtëpie private në Toretsk”, shtoi më tej Kyrylenko, ndërsa theksoi se ende nuk raportohet për viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: