Forcat e armatosura të Bjellorusisë këtë të mërkurë kanë nisur stërvitjet për të testuar gatishmërinë e tyre luftarake.

Pavarësisht pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Ministria e Mbrojtjes në Bjellorusi deklaroi se stërvitjet ushtarake nuk përbënin kërcënim për fqinjin e saj apo komunitetin europian.

Nga ana tjetër forcat ushtarake ruse vazhdojnë sulmet në Ukrainë, duke shkaktuar humbje të jetëve të civilëve.

Sakaq këtë të mërkurë Parlamenti Europian njoftoi paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë si kundërpërgjigje të agresorit rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb