“Forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll zonën rreth lumit Oskil në rajonin verilindor Kharkiv dhe tani kontrollojnë të dy brigjet e lumit”, njoftoi ushtria ukrainase.

Në fillim të këtij muaji, Kirill Imashev, korrespondent ushtarak në kanalin rus Telegram Readovka, tha se forcat ruse ishin larguar nga qyteti Kupyansk në rajonin e Kharkiv dhe ishin tërhequr përtej lumit për t’u “rigrupuar”.

Gjatë ditës së shtunë, njësitë e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës zmbrapsën sulmet e armikut në zonat Kupyansk, Hoptivka, Mykolaivka Druga, Vesela Dolyna, Odradivka, Maryinka, Novomykhailivka dhe Pravdyne”.

Më tej autoritetet ukrainase bënë me dije: “Gjatë ditës, pushtuesit rusë lëshuan 3 raketa dhe 11 sulme ajrore, kryen më shumë se 40 granatime me MLRS (sistemi i raketave të shumëfishta) mbi objektet në territorin e Ukrainës. Të dielën, forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kryen 20 sulme, 15 prej tyre në “zonat e përqendrimit të fuqisë njerëzore dhe bastioneve të armikut” dhe katër prej tyre goditën “pozicionet e sistemeve raketore kundërajrore.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb