Katër avionë janë filmuar sot mbi rajonin e Kaluga, midis Moskës dhe kufirit ukrainas.

Media britanie The Sun, ka ngritur alarmin se rreziku për përdorimin e armëve bërthamore nga ana e Rusisë në luftën në Ukrainë, është shtuar. Kjo pasi pjesë e avionëve, ishte edhe një avion TU-160, që përdoret për të transportuar bomba bërthamore.

TU-160 është avioni luftarak më i madh dhe më i rëndë, bombarduesi më i shpejtë në përdorim dhe avioni më i madh dhe më i rëndë me krahë të ndryshueshëm që ka fluturuar ndonjëherë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb