Është folur shumë këtë periudhe se sfida e Champions League, Atalanta-Valencia ka rezultuar një “bombë biologjike” në përhapjen e Covid-19. Në të njëjtin përfundim ka dalë dhe një studim britanik mbi ndeshjen Liverpool-Atletico Madrid. Kjo sfidë do të mbahet mend jo vetëm për eliminimin surprizë të Liverpool por dhe për pasojat që solli. Sipas këtij studimi, si pasoj e këtij takimi kanë humbur jetën nga coronavirus 41 persona.

Liv
Liv

Në “Anfeild” ishin të pranishëm në atë ndeshje 52 mijë tifozë, nga këto 3 mijë kishin ardhur nga Madridi. Në Spanjë në atë kohe është përllogaritur se ishin të infektuar nga Covid-19 afro 640 mijë persona ndërsa në Angli 100 mijë. Ndikimi i atij takimi është parë pas 25-35 ditësh, një sfidë e cila ashtu si Atalanta-Valencia konsiderohet si një “bombe biologjike” që ka shërbyer për përhapjen e Covid-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb