SHBA– Pikërisht në prag të mbërritjes në New York të presidentit amerikan Barack Obama dhe 192 krerëve të botës, për të marrë pjesë në samitin për refugjatët dhe më pas në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Chelsea, një lagje në pjesën perëndimore të Manhatanit, duke plagosur 29 persona.

Ngjarja është ende nën hetim, por ka ardhur vetëm pak ditë pas 15-vjetorit të 11 Shtatorit dhe në një klimë të tensionuar elektorale.

Për ironi, ka ndodhur në ditën e parë të punës të Komisionerit të Policisë së Qytetit, James O’Neill që zëvendësoi dje veteranin Bill Bratton.

Banorët janë duke qëndruar brenda banesave te tyre, sipas këshillës së policisë.

Shume pranë zones ku ndodhi shpërthimi, gjendet kinemaja ku mbrëmë u mbajt premiera e Javës së Filmit Shqiptar 2016 në New York.

Një tjetër bombë e dytë, një tenxhere presioni me një celular me fije elektrike, është gjetur më pas, akoma e pashpërthyer, katër blloqe larg shpërthimit të parë. Kryetari i Bashkisë ka njoftuar se e gjithë zona është evakuuar. Ja momenti i shpërthimit në New York.
(da.xha/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: