Para ndërtesës së ashtuquajtur “Vampirusha” në veri të Mitrovicës në orën 3 e 20 të mëngjesit është hedhur një bombë, e cila dyshohet të jetë granatë dore.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se janë dëmtuar tetë automjete të cilat kanë qenë të parkuara para kësaj ndërtese. Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetime por, deri më tani nuk kanë konfirmuar asgjë për këtë rast.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: