Afrimi i Erling Haaland te Man.City ka sjell një efekt domino shumë të fuqishëm në Premier League. Me norvegjezin në formacion, nga radhët e “qytetarëve” priten të largohen dy sulmues, Gabirel Jesus dhe Raheem Sterling. Chelsea sheh te Sterling zëvendësuesin ideal të Romelu Lukakut. Sipas Sky Sport, blutë kanë paraqitur ofertën e parë në dyert e Man.City, 21,5 milionë sterlina, ofertë që është refuzuar në mënyrë kategorike nga stafi i City.

Gjithnjë sipas mediave angleze, kjo ishte vetëm oferta e parë, pasi blutë në javët në vijim do të tentojnë sërish të sjellin sulmuesin e përfaqësueses angleze në Londër. Nëse kjo lëvizje mbyllet me sukses, për Brojën do të ishte një pengesë më shumë për të fituar minuta. Jo vetëm Sterling, të njëjtin fatet pritet të ketë edhe Gabriel Jesus.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas Mirror, pas sulmuesit të Man.City janë vënë në ndjekje dy ekipet e tjera të Londrës, Tottenham dhe Arsenal. “Gjelat” e Antonio Contes kanë paraqitur ofertën e parë për brazilianin me shpresën që të thyejnë konkurrencën e Arsenal.
(BalkanaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb