Ishte një çështje e mbyllur kohë më parë por tashmë është zyrtare: Erling Haaland nga 1 korrik do të jetë në dispozicion të Man.City. “Qytetarët” kanë paguar klauzolën prej 60 milionë euro duke i marrë B.Dortmund sulmuesin norvegjez. Haaland ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me kampionët anglez.

Pep Guardiola do të ketë më në fund sulmuesin që aq shumë dëshironte, Haaland zbarkon në ishull me shifra të jashtëzakonshme: 86 gola në 89 ndeshje me fanellën e verdhezi:

“E ndjek Man.City që kur isha i vogël, këtu ndihem si në shtëpi. Jam i sigurt se në këtë skuadër do të përmirësohem akoma më shumë pasi më pëlqen stili ofensiv i Pep Guardiolës”, u shpreh Haalnd na faqen zyrtare të Man.City.

Benfika
Benfika

Pikërisht në ditën që Man.City njoftoi zyrtarizimin e marrëveshjes me Haaland, Liverpool i përgjigjet duke bërë zyrtare blerjen e Darwin Nunez. Sulmi i kushton arkave të klubit 75 milionë euro kesh plus bonuese, duke e dërguar në 100 milionë euro blerjen e sulmuesit nga Benfica.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb