Është me fund të lumtur një nga telenovelat më të gjata në merkaton e Superligës. Pas shumë shkëndijave në distance, debateve dhe negociatave të vazhdueshme, Tirana bën zyrtare rikthimin e Michael Ngoo. Pas një viti pushim, Ngoo rikthyet sërish në kryeqytet, sërish me të njëjtin objektiv, të fitojë titullin kampion me bardheblutë. Gjigandi anglez ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit për një kontratë 1-vjeçare:

Ngooo
Ngooo

Rikthehet Michael Ngoo! ?
Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore.
Mirëseerdhe në familjen tënde Michael!
?⚽️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb