Qëndrimi para telefonit celular apo mjeteve të tjera të teknologjisë është bërë më i dendur në kohën e karantinës. Të mbyllur nëpër shtëpi na është dashur ta përdorim më shumë internetin për të komunikuar, punuar apo edhe argëtuar. Abuzimi me kohën dhe teknologjinë kanë pasoja direkte tek raportet njerëzore edhe brenda familjes. Bona Miekley nga MOPS Europe në lidhje direkte në “Vila 24” me moderatoren Androniki Kolka, në “News24” ka renditur disa zgjidhje efikase se si të rriturit të gjejnë mundësi për të ekuilibruar kohën mes fëmijëve dhe teknologjisë. Sipas Miekley, ne duhet të ngremë orare e ritme për të organizuar më mirë ditën e secilit. Ajo ka hartuar disa paragrafë që janë përvojë e mirë për çdo prind.

Pika 1: Fillojmë nga vetja jonë. Se si ne modelojmë veten tonë dhe se si ne e përdorim teknologjinë me fëmijët tanë. Duhet të vemë një orar që koha më e madhe të jetë e përqendruar tek familja. Shumë nëna thonë që nga informacioni i tepërt është krijuar ankthi e frika që transmetohet tek fëmijët. Të shmangim qëndrimin gjatë në celular.

Pika 2: Le të kemi një vend në shtëpi “free zone”. Kur fëmijët janë duke ndjekur mësimin on line, ku mund të kalojmë kohë pa u shqetësuar nga përdorimi i teknologjisë. Dikush mund të ndajë një situatë të bukur, apo që e ka mërzitur, ndoshta edhe një histori qesharake.

Pika 3: Ne duhet të mbikëqyrim informacionin që marrin fëmijët në internet. Prindërit duhet të vendosin filtra për të mbrojtur fëmijët. Mund të përdorim Netflix në vend të Youtube përshembull. Ne duhet të dëgjojmë edhe pjesën e tyre dhe të krijojmë mundësinë që të vegjëlit të tregojnë. Prindi duhet të ruajë kontrollin e emocioneve të veta.

Pika 4: Koha e kaluar në mënyrë cilësore me fëmijët. Inkurajomë kohë cilësore si para ekranit, po edhe jasht. Mund t’i përfshijmë fëmijët në punët e shtëpisë. Fëmijët bëhen shumë të suksesshëm kur të rriten.

Pika 5: Oraret, ritmi e zakonet janë miqtë e tu. Mjetet teknologjike janë beteja nr.1 në familje. Duhet të përshtasim disa tradita, kur fëmija e di që ka mbaruar ora e përdorimit të kompjuterit, duhet të merret me diçka tjetër, ndoshta me lexim. Në raportin e një neurologeje thuhet se kur vjen koha që fëmija e di se duhet të mos rrijë më para kompjuterit a telefonit, për ta marrë me qetësi këtë çast, ne kërkohet të jemi të tregojmë kujdes, t’i vendosim dorën në sup apo t’i marrim në një ecje. Duhet t’u tregojmë fëmijëve që kur jeta nuk shkon sipas planeve, të mos ndalemi.

Me rëndësi sipas Bona Miekley është që prindërit të “kalisin” muskujt e të përballojnë mërzinë e fëmijëve duke mos i ndjekur nga pas me celular apo tablet, kështu fëmija do merret me diçka tjetër e do bëhet me krijues. Në një mesazh drejtuar prindërve, Miekley shprehet: “Mos u dorëzoni! Do ia dalim së bashku! Le të krijojmë një vend sa më sigurtë për fëmijët tanë. Le t’u krijojmë fëmijëve tanë kujtime të shëndetshme!

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb