Fibank shpërblen çdo klient që zgjedh të hapë llogarinë e pensionit në rrjetin e degëve të saj. Procesi i aplikimit është tepër i thjeshtë dhe një bonus prej 1.000 lekësh është një dhuratë mirëseardhje për pensionistët së bashku me plot lehtësira të dedikuara për ta.

Llogaria e pensionit vjen si një paketë përfitimesh duke ndihmuar këtë pjesë të komunitetit tonë në mënyrë të veçantë. Secili pensionist përfiton shërbime bankare që i lehtësojnë jetën e përditshme. Llogaria e pensionit në Fibank është pa tarifa të mirëmbajtjes mujore, pensionisti pajiset me një Kartë Debiti e cila mundëson tërheqjen në çdo kohë në rrjetin e ATM-ve. Pagesat e shërbimeve si energjia elektrike, uji, faturat e telefonit, etj janë pa komision. Për më tepër, Fibank ofron norma preferenciale interesi për të gjitha kursimet e grumbulluara në kohë nga klientët e saj pensionistë. Veçanërisht pensionistët që jetojnë jashtë Shqiperise por jo vetëm , mund të urdhërojne kryerjen e një transferte periodike të pensionit mujor në një depozitë apo llogari kursimesh që shtohet çdo ditë.

Fibank është vendimi i duhur për pensionistët që po mendojnë ku të hapin një llogari bankare për pensionet e tyre mujore apo edhe të bëjnë plane për kursimet e tyre. Fibank është një avokat i fortë i rolit të saj si një institucion i përgjegjësisë sociale të korporatave duke mbështetur komunitetin në shumë mënyra dhe përqendrimi në moshën e tretë është një nga përparësitë përmes projekteve interesante për ti ndihmuar ata ne vazhdimësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb