TIRANE– Pas nismës që prezantoi sot kryeministri Edi Rama, ku për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë që nga janari i 2019-ës, do të jepet një çek prej 400 mijë lekësh të vjetra, vjen një reagim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Teksa ka përshëndetur vendimin e qeverisë ‘Rama’, Veliaj me humor tha se kjo gjë i interesonte shumë, pasi pritet të bëhet prind, ndonëse djali vjen në jetë për pak ditë. I pranishëm në një fushatë të anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste dhe llogaridhënies së drejtuesve vendorë, Veliaj tha se me PS-në arrihet gjithçka.

“E dëgjuat sot vendimin e qeverisë për lindjet? Unë e dëgjova më shumë se të tjerët, si baba i ardhshëm (qesh). Të gjithë fëmijët në Shqipëroi, nëse janë fëmija i parë do të marrin 400 dollarë, nëse janë fëmija i dytë do të marrin 800 dollarë dhe ata që janë fëmijë të tretë 1200 dollarë. Arsyeja se pse e përmenda nuk është rastësor, pro një vendim që e merr politika. Siç ishte dhe vendimi për librat falas, apo për korsinë e biçikletave, janë vendime që i merr politika. Nuk ka vendime më të mira se ato që ka marrë PS, në qeveri dhe kudo që drejton. Kjo nuk është një ftesë që e bën një anëtarë, por është ftesë për t’u bërë aksioner i partisë që ndryshon”, tha Veliaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb