TIRANE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e parë të Vitit të Ri, duke shpërndarë bonusin e bebeve në maternitetin “ Koço Gliozheni” në Tiranë.

Në një postim në instagram, ku shihet teksa takon nënën e një foshnjeje, vajzë, të sapolindur, Rama uron mirëmëngjes, ndërsa shkruan se bebja e parë e ardhur në jetë në këtë maternitet është një djalë, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete.

 

View this post on Instagram

 

Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve?I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete?Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja?Tre të parët kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes? GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Postimi i plotë:

“Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve?I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete?Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja?Tre të parët kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes? GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri?”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: