Blerjet në internet të veprave të artit kanë marrë hov me një ritëm marramendës në vitin 2020 por rritja e tyre rrezikon të frenohet nga disa pengesa dhe rezerva, sipas një raporti të kompanisë së sigurimeve Hiscox publikuar sot.

Jo më pak se 82% e koleksionistëve të rinj të artit kanë blerë në internet në vitin 2020, krahasuar me 36% në 2019.

Ankandet online të tre shtëpive më të mira të ankandeve në botë, Christie’s, Sotheby’s dhe Phillips, kanë tejkaluar një miliard dollarë (+ 524%).

Por a është “një bum apo një flluskë?”, ngre pikëpytje ky studim i realizuar sipas platformave.

Sepse koleksionuesit hezitues për të vendosur nxjerrin si vështirësi pamundësinë për të inspektuar fizikisht veprat, për të ditur gjendjen e tyre të vërtetë, për të përcaktuar cilësinë e tyre dhe frika për të blerë vepra të falsifikuara ose të riprodhuara.

Sipas Hiscox, 62% e blerësve të rinj të artit do të inkurajohen të blejnë nga vlerësimet e klientëve të tjerë, por vetëm 37% e platformave në internet të artit e ofrojnë atë.

70% gjithashtu do të blinin më shumë nëse do të kishin mundësi të flisnin me një këshilltar. Por vetëm 27% e platformave e ofrojnë atë.

Shumica e vendeve të anketuara (83%) tashmë përdorin rezolucion të lartë, zmadhime dhe mjete të tjera vizualizimi. Por ata që kanë përjetuar realitete të zgjeruara, virtuale ose të shtuara janë më pak. Por zotërimi i këtyre teknologjive mund të sjellë ndryshimin, sipas studimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb