Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq me reshje të dendura, Salla e Komandimit në Policinë e Tiranës është në gatishmëri të plotë, duke i ardhur në ndihmë qytetarëve për çdo rast emergjence.

Sipas statistikave të gjeneruara nga sistemi i numrit unifikues 112, rezulton se deri në orën 11:30, punonjësit e Sallës së Komandimit, i janë përgjigjur 3737 telefonatave, nga qytetarë të ndryshëm.

Ndërkohë që telefonatat nga qytetarët janë në rritje, duke numëruar 880 telefonata të tjera nga intervali kohor 11:30 – 12:00, duke arritur kështu në numrin total 4617 thirrjesh telefonike.

“Po të bëjmë një krahasim me sistemin e vjetër, që ishte numri 129, nga këto telefonata, do të humbnin rreth 85% e tyre. Këshillojmë të gjithë qytetarët që të telefonojnë për çdo emergjencë apo arsye tjetër në numrin 112”, deklaron Policia e Tiranës.
112-ndihme
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb