Monika Lubonja ka habitur të gjithë me përgjgijen e saj. Aktorja dhe ish- banorja e BBV, Monika ka qenë së fundmi e ftuar në “Glamour Zone” ku ka treguar në detaje eksperiencën e saj për 136 ditë brenda shtëpisë më të famshme. Ajo siç dihet ka pasur raporte të mira edhe me Donaldin, e veçanërisht nga fundi i formatit.

Duke ditur këtë Monikës iu bë edhe pyetja: Bora apo Beatrix? Me cilën nga vajzat ka qenë vërtetë i dashuruar Donald Veshaj?

”Sa i përket dashurisë së Donaldit, unë mendoj që fjala dashuri ende nuk ka ardhur, të dy duhej të ishin njohur kanë pasur një njohje një mujore, nuk e di sepse tani pas daljes kam parë shumë gjëra”, u përgjigj Monika.

Kjo përgjgije e saj la të kuptohej se mes Donaldit dhe Trixës nuk ka pasur ende dashuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb