Reshjet e borës me intensitet mesatar janë regjistruar në Dardhë të Korçës. Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve.

Gjithashtu ARRSH njofton se autoritetet kanë nisur shpërndarjen e kripës dhe se aktualisht qarkullimi po kryehet pa probleme. Por pavarësisht kësaj rekomandohet pajisja e automjeteve me goma dimërore.

Njoftimi:

Reshjet e borës me intensitet mesatar vazhdojnë?në Dardhë ?
? Po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e borës ? dhe shpërndarjen e kripës? qarkullimi kryhet pa probleme ?
⚠️Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, në këtë aks, të respektojnë sinjalistikën rrugore ?? të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore✅

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: