KORÇË 

Prefektura e Korçës njofton se reshjet e shiut dhe të dëborës vazhdojnë që të bien në mbarë qarkun jug-lindor.

Sipas prefekturës, falës punës që kanë kryer institucionet, të gjitha akset rrugore në qark janë të hapura dhe mund të qarkullohet me mjete normalisht.

Njoftimi i prefekturës:

I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e shiut e dëborës, sidomos në zonat e thella malore. Si rezultat i punës së institucioneve përkatëse të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullohet normalisht.

Nisur nga parashikimi i SHMU për reshje të dendura të borës, ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve, në veçanti vizitorëve, që të kufizojnë lëvizjet për në fshatrat Dardhë dhe Voskopojë, sidomos gjatë orëve të natës dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: