ELBASAN-Reshjet e dëborës që ranë natën e fundit mbuluan të gjitha zonat malore të Qarkut të Elbasanit raportuan burime zyrtare nga Sektori i Emergjencave Civile në këtë Prefekturë.

Dëbora ka mbuluar në trashësinë 10 cm-25 cm territorin e bashkive Librazhd-Gramsh e Përrenjas si dhe Malësinë e Elbasanit. Edhe pika turistike e Gjinarit mëngjesin e të martës ishte mbuluar nga një shtresë e hollë dëbore, ndërsa të gjitha akset e rrugëve kombëtare kanë qenë të qarkullueshme dhe pa probleme për shkak të dëborës e cila gjatë natës ka rënë me intensitet në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë ku është punuar pandërprerje nga Firma Nënkontraktore.
25552738_10215554241238931_163381616_o
Vështirësi qarkullimi deri në mesditë ka patur në aksin Lunik -Stebleve dhe Dorëz-Qarrishtë në Bashkinë e Librazhdit, ndërsa furnizimi me energji elektrike nuk ka patur ndërprerje.
25520052_10215554241118928_188792479_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb