Bora Zemani ka marrë një dhuratë të veçantë nga Donaldi. Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit pjesëmarrësi në Big Brother hodhi jashtë murit të shtëpisë më të famshme të shqiptarëve një qese me biskota ku futi gjithashtu varësen e tij, një dhuratë kjo pikërisht për Borën.

Sot moderatorja e njohur ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqet pikërisht me varësen e Donaldit në qafe dhe me qesen e biskotave në dorë.
Me këtë foto ajo uron ndjekësit e saj të shumtë për një fundjave të ëmbël.

Kujtojmë që Bora dhe Donaldi janë tashmë sërish bashkë, pas ndarjes prej disa muajsh. Gjatë spektaklit të dy shkëmbyen puthje me njëri-tjetrit, duke konfirmuar dashurine e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb