GJIROKASTER

Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar shumë probleme në Gjirokastër. Kështu, në lagjen “Palorto”, në zonën muzeale, një banesë rrezikon shembjen.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se banorët kanë kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse për ndërhyrje në pastrimin e çatisë. Ndërkohë, nevojë për përkujdesje ka pasur edhe një i moshuar, i cili është ndihmuar nga forcat zjarrfikëse për të shkuar në spital, pasi rruga në lagjen muzeale “Palorto” është ende e bllokuar nga bora.

Po ashtu, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt fshatit Kolonjë, të njësisë administrative Picar, pasi një fëmijë i mitur është me temperaturë të lartë dhe autoambulanca e ka të pamundur të shkojë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb