Dëbora zbardh edhe Fierin. Ndonëse qytetarët kanë dalë në rrugë që t’i gëzojnë borës dhe të shfrytëzojnë këtë moment që të bëjnë edhe foto, në rrugë janë shkaktuar problematika, për shkak të ngricave.

Situata aktualisht është në kontroll, ndërsa policia ndodhet në terren për mbarëvajtjen e situatës.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Mallakstrës, Qerjm Ismailaj pohoi se deri më tani nuk ka pasur probleme në fshatat e thellë malore, ndërsa nuk ka raportime për banorë apo zona të bllokuara.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: