Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në aksin Elbasan-Qafë-Thanë, Balla thirrje qytetarëve të qëndroijnë në shtëpi, ndërsa vijon puna për mbajtjen hapur të rrugëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka dalë në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin orët e fundit.

Teksa pa nga afër punën që po kryhet për pastrimin e aksit kombëtar Elbasan-Qafë Thanë, Balla, tha se është hedhur kripë që herët në mëngjes.

“Këto nuk janë reshje normale dëbore, por një stuhi dëbore me temperatura tepër të ulta. I bëj banorëve të qëndrojnë në shtëpi ndërsa punohet për mbajtjen hapur të rrugëve. Kjo është një stuhi dëbore, intensiteti i reshjeve dhe temperaturat shumë të ulta minus 3 dhe minus 4 e bëjnë të pamundur që ne të garantojmë pastrimin e rrugëve në çdo cep të territorit. Puna do të vazhdojë . I bëj thirrje banorëve dhe do tju sugjetoja të mos lëviznin me makina. Ambulancat dhe çdo shërbim tjetër do të jetë në dispozicion derisa të garantohet që pastrimi i rrugëve të jetë në çdo cep mirë do të ishte të qendronit në shtëpi. Qendroni në shtëpi dhe për shkak të COVID-19”, deklaroi Balla.

Ghithashtu Balla i bën thirrje banotëve që për çdo nevojë shëndetësore telefononi në 1️⃣2️⃣7️⃣

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb