Bora zbret dhe në Jug të vendit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara dhe në Damës-Memaliaj. Po kështu borë gjatë natës ka pasur dhe në veri të vendit, në Hanin e Hotit, Tamarë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.

Sipas ARRSH, drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: