KORCË – I gjithë qarku juglindor është mbuluar nga bora ditën e sotme. Reshjet intensive kanë bërë që trashësia e borës të arrijë deri në 25 cm.

Kështu paraqitet situata në fshatin turistik të Dardhës dhe në qafën e Qarrit. Në segmentin Qafë Thanë – Kapshticë bora ka arritur 8-10 cm.

Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: